HTML Free Code
   
  Mire Se Vini
  Vips News!!
 

Jennifer Lopez. Foto: NoodadLopez fiton betejën për domenin

Jennifer Lopez ka fituar betejën e saj legale me një operator amerikan të ueb-sajteve, që kishte regjistruar në internet adresën duke shfrytëzuar emrin e saj.

Një djalosh nga Arizona kishte regjistruar domenet me emrat JenniferLopez.net dhe JenniferLopez.org, duke i shfrytëzuar ato për të ardhura nga reklamat ‘paguaj për klik’.

Lopez kishte argumentuar se faqet ishin një dhunim i ligjeve amerikane të autorësisë, pasi ajo e kishte regjistruar emrin e saj si markë që në maj të vitit 1999.

Lopez nuk është e vetmja prej yjeve, emri i të cilës është shfrytëzuar në domenet në internet për përfitime. Edhe Pierce Brosnan, Tom Cruise, Celine Dion, Scarlett Johansson, Nicole Kidman, Madonna dhe Julia Roberts kanë dërguar ankesa të ngjashme.


 

Amy Winehouse. Foto: ContactmusicAmy Winehouse në lidhje me truprojën

Këngëtarja britanike Amy Winehouse raportohet se ka gjetur prehje në krahët e një personi tjetër, truprojës së vet.

Winehouse ka qenë e shoqëruar nga roja e sigurimit, i njohur si Neville, gjatë pushimeve të saj në St. Lucia dhe ajo raportohet se tashmë e ka prezantuar atë edhe para miqve dhe familjes së saj.

Amy, 25-vjeçare, dhe Neville, i cili është punësuar nga kompania që menaxhon këngëtaren, me qëllim që të kujdeset për të, janë parë duke u shëtitur krah për krah nëpër plazh në Karaibe.

“Ata dukeshin vërtet të lumtur dhe të relaksuar së bashku. Divorci i saj duket se ishte gjëja e fundit në mendjen e këngëtares”, ka thënë burimi.


 

Jolie gjatë xhirimeve të filmit “Salt”. Foto: ContactmusicAngelina nuk ka probleme shëndetësore

 

Producentët filmik kanë mohuar thashethemet se Angelina Jolie ishte molisur gjatë xhirimeve të filmit të ri “Salt”, duke thënë se i gjithë tregimi ishte i pavërtetë.

 

Aktorja aktualisht është duke xhiruar trilerin në New York dhe u raportua se kishte marramendje dhe kishte kërkuar ndihmën e mjekëve gjatë xhirimeve, duke nxitur tabloidet të shkruajnë për shëndetin e dobët të saj.
Por përfaqësues të Sony, studios e cila editon filmin, i kanë quajtur trillime tregimet e fundit. “Mund të konfirmoj se ato thashetheme janë në fakt të pavërteta”, ka thënë burimi për UsWeekly.


 

Halle BerryBerry përsërit se nuk do të martohet

Halle Berry ka përsëritur zotimin e saj se ajo kurrë nuk do të martohet sërish, duke thënë se ka gjetur një mashkull i cili po ashtu ndan të njëjtin qëndrim kundër martesës.

Aktorja për të parën herë u zotua se nuk do të martohej më, menjëherë pas ndarjes nga burri i saj i dytë, Eric Benet, në vitin 2006, dhe ka gjetur përkrahje në këtë nga i dashuri, modeli Gabriel Aubry.

“Ka përfunduar. Shpresoja të gjej një person që mendon kështu, madje ai kurrë nuk ka qenë i martuar më herët. Andaj, kjo funksionon”, ka thënë aktorja.
Megjithatë 42-vjeçarja është zotuar se do të bëhet nënë sërish, pasi tashmë ka një vajzë me Aubry, Nahla, njëvjeçare.


 

Nicole Richie me vajzën e saj. Foto: BabbleRichie shet teshat e vajzës për bamirësi

 

Nicole Richie ka vendosur t’i nxjerrë në ankand teshat e vajzës së saj 14-muajshe, fitimet nga të cilat do t’i dhurojë për bamirësi.

Richie, e cila ka një vajzë me rokerin e grupit “Good Charlotte”, Joel Madden, ia ka dhuruar disa gjësende të përdorura të vajzës së saj faqes HandMeDowns.com, e cila do t’i nxjerrë ato në ankandin që fillon më 17 prill.

 



Paratë e fituara do t’i shkojnë fondacionit për bamirësi “Richie-Madden Foundation”, i cili iu ndihmon fëmijëve me të meta.


 

Katy Perry, Foto: Contact MusicKaty Perry do të bashkëpunojë me Dj Harris

DJ-i skocez Calvin Harris planifikon që këtë verë të bashkëpunojë me këngëtaren Katy Perry, pasi që hitbërësja e këngës "I Kissed A Girl" e ka kërkuar një gjë të tillë nga ai.

Perry është një fanse e madhe e yllit të muzikës ‘dance’, të cilit ia ka dërguar një e-mail të gjatë dukë e kërkuar që të bashkëpunojë me të në albumin e ri.

“Ajo më ka dërguar një e-mail të gjatë ku më krahason me Phil Spector që është e jashtëzakonshme për mua. Mendoj se do të mund të bëjmë diçka. Unë jam një fans i madh i Katy Perryt. Ajo dëshiron të bëjë një album në të cilën mund të përshtatem edhe unë, prandaj mendoj se do ta pranoj ofertën”, ka thënë Harris për BBC.


  

Kylie Minogue. Foto: Enjoy FranceMinogue prezanton të dashurin para familjes

Kylie Minogue ka nxitur thashethemet se lidhja e saj me Andres Velencos Segura është shndërruar në serioze, pasi këngëtarja e ka prezantuar modelin para prindërve të saj.

40-vjeçarja ka qenë në lidhje me yllin spanjoll që nga tetori i vitit të kaluar dhe së fundi thuhet se e ka marrë edhe atë në shtëpinë e saj në Londër.

“Ajo nuk mund të priste për ta prezantuar atë me prindërit e saj, veçanërisht pasi tashmë i kishte takuar prindërit e tij. Ron dhe Carol Minogue e mirëpritën atë me krahë të hapur. Ata vërtet biseduan lirshëm me të. Takimi me prindërit ishte një hap i madh”, ka thënë një burim për mediat angleze.

 

 


 
 
  Byy GenTy  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=